LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka që duhet të dini për ish-bashkëshorten e Will Smith, Sheree Zampino

Gjithçka që duhet të dini për ish-bashkëshorten e Will Smith, Sheree Zampino

Marrëdhënia e Will Smith dhe Sheree Zampino daton në vitet 1990 kur të dy u martuan nga viti 1992 deri në 1995.

Të dy kanë mbajtur një marrëdhënie miqësore ndërsa kanë bashkë edhe një djalë – Trey Smith – pavarësisht se janë martuar me njerëz të tjerë – Smith u martua me Jada Pinkett Smith në 1997, teksa Zampino u martua me ish-lojtarin e NFL, Terrell Fletcher, në 2007.


Ajo këtë vit u shfaq në sezonin 12 të “The Real Housewives of Beverly Hills”, por 54-vjeçarja ka bërë një emër për veten gjatë viteve.

Sheree Zampino

Martesa dhe divorci nga Smith

Zampino dhe Smith u martuan në maj 1992 dhe u ndanë në 1995, por para kësaj, ajo lindi djalin Trey Smith në nëntor 1992.

“Divorci ishte gjëja më e keqe në jetën time, divorci ishte dështimi përfundimtar për mua”, tha Smith në “Red Table Talk”.

Jada Pinkett thotë se Will Smith shkon në pushime me ish-gruan e tij, Sheree Zampino
Lexo po ashtu Jada Pinkett thotë se Will Smith shkon në pushime me ish-gruan e tij, Sheree Zampino

“Jam lënduar shumë në jetën time”.

Zampino u martua sërish me Terrell Fletcher. Megjithatë, ajo bëri kërkesë për divorc në vitin 2014 duke përmendur ‘dallime të papajtueshme’.

Sheree Zampino dhe Will Smith

Interesi për modën

Zampino studioi dizajnin e modës në Institutin e Teknologjisë së Modës në New York dhe tregtimin e modës në Institutin e Modës së Dizajnit dhe Merchandising në Los Angeles.

Megjithatë, ndërsa ishte e martuar me Fletcher, ajo shërbeu si drejtoreshë e ministrisë së grave në Kishën Ndërkombëtare të City of Hope për gjashtë vjet.

Ajo gjithashtu lançoi Sheree Elizabeth Boutique në 2009, me markën që pret ngjarjet “Sip and Shop” nëpër SHBA dhe zotëron ‘Whoop Ash’ që ajo themeloi në 2006.

Paraqitjet televizive

Zampino u shfaq në të tre sezonet e serialit të VH1 “Hollywood Exes”, i cili u transmetua nga 2012 deri në 2014.

Që atëherë ajo është rikthyer në televizion, duke iu bashkuar kastit të “The Real Housewives of Beverly Hills” për sezonin 12, i cili u shfaq premierë në 2022.

Sheree Zampino

Zampino dhe Smith janë ende afër

Të dy mbeten të afërt edhe pse nuk janë më bashkë, madje pozuan së bashku pas “Oscars’ në mars 2022.

Sa i përket marrëdhënies së saj me gruan e tanishme të Smith, Jada Pinkett Smith, nuk ka qenë gjithmonë e qetë mes të dyve.

“Nuk ka qenë e lehtë gjatë rrugës” tha Pinkett Smith. “Ndonjëherë na duhej ta falsifikonim për ta bërë atë”.

Smith ka qenë në shënjestër këtë vit për shkak të skandalit me Chris Rock. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori