LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për edicionin e parë të ‘Steelwings Peja’ që zhvillohet sonte (Foto)

Gjithçka gati për edicionin e parë të ‘Steelwings Peja’ që zhvillohet sonte (Foto)

Motoçiklistët e Steelwings MC nga vende të ndryshme, sonte e kanë destinacion Pejën.

Ky aktivitet do të fillojë me një parakalim të motoçikletave, të cilat më pas do të ndalojnë në qendër të qytetit, transmeton Telegrafi.


Në këtë vend tashmë është vendosur skena, ku do të ketë muzikë për të gjithë qytetarët, që duan të jenë pjesë e festës.

“I kemi bërë të gjitha përgatitjet, që pjesëmarrësit të kalojnë sa më mirë. Ftoj të gjithë që të vijë për të kënaqur me muzikë, pije dhe ushqim”, ka thënë Trim Gashi, që është njëri nga organizatorët.

Kjo organizatë e motoçiklistëve, që organizon aktivitete të tilla në vende të ndryshe, kësaj radhe ndalon për herë të parë në Pejë. /Telegrafi/

Gjithçka gati për edicionin e parë të Steelwings Peja qe zhvillohet sonte foto 2

Gjithçka gati për edicionin e parë të Steelwings Peja qe zhvillohet sonte foto 3