LAJMI I FUNDIT:

“Gjith fiton Jonida”: Emisioni i ri sonte me një natë të madhe mbyll javën e parë!

“Gjith fiton Jonida”: Emisioni i ri sonte me një natë të madhe mbyll javën e parë!

Java që shkoi pati shumë momente interesante. Emisioni i ri “Gjith’ fiton Jonida” përcjellë Jonida Vokshin dhe Besnik Krapin në shtëpinë e tyre teksa provojnë të realizojnë sfidat javore, të cilat i vendosë dhe i gjykon publiku.

Sonte në ora 20:00 mbyllet java e parë e emisionit “Gjith’ fiton Jonida”, ku përveç se do të shihni përmbledhjen javore, ju do të shihni edhe realizimin e sfidës së javës 1.


Sfida për këtë javë për çiftin e dashur ishte të realizojnë një këngë rep. Gjatë tërë javës, Jonida dhe Besniku kaluan në shumë momente interesante e dramatike. Ata shtyheshin, punonin, ngacmoheshin, por në fund, arritën të krijojnë dy këngë nga fillimi, të cilat do të dëgjohen e vlerësohen sonte.

Në platformën GjirafaVideo, Jonida dhe Besniku do të shfaqen në divanin e tyre, e do ta bëjnë hapjen e natës së madhe.

Ata do të tregojnë për javën që shkoi, do të hapin votimin për sfidën e radhës, ku publiku mund të votojë drejtpërdrejt.

Më pas natën do ta bëjë edhe më interesante i ftuari special i natës, MC Kresha, i cili do të dëgjojë këngët rep nga Jonida dhe Besniku, e do të japë mendimin e tij profesional rreth këngëve.

Nata vazhdon me Olta Dakun, Mikeshën e Shtëpisë, e cila do të na vlerësojë javën që shkoi, e do të tregojë se kë përkrahë më shumë në këto sfida.

Pas Oltas, do të kemi Korin Gazmor, të përbërë nga aktorët Astrit Kabashi, Alban Ukaj dhe Armend Smajli. Këta miq të Besnikut kanë zgjedhur të preferuarin e tyre, por mbetet të shihet se çfarë mendojnë ata për javën që lamë pas.

Këto dhe shumë befasi e momente interesante do ta bëjnë natën e sotme shumë argëtuese.

Për fituesin e këngës rep, në fund të emisionit do të hapet një votim tjetër, i cili do të qëndrojë i hapur gjatë tërë javës, ku publiku do të votojë fituesin, reperin më të mirë.

E për të angazhuar edhe më shumë publikun, GjirafaVideo kërkon nga ta të realizojnë këngë rep origjinale, e ta dërgojnë në faqen zyrtare të GjirafaVideo. Kënga fituese do të zgjidhet nga Besniku e Jonida, e do të fitojë një dhuratë nga Gjirafa50.

Pra, sonte nga ora 20:00 mos humbisni mundësinë të shikoni një emision shumë të veçantë dhe atraktiv. Një emision ku gjithçka shkon live dhe ju freskon në këto ditë izolimi.

Ndiqe kanalin e “Gjith’ fiton Jonida” duke klikuar këtu, për të parë përmbledhjet ditore e shumë momente qesharake nga java e parë.

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Kalo në kategori