LAJMI I FUNDIT:

Gjini kërkon me urgjencë testimin për COVID-19 të personelit në spitalin e Gjakovës

Gjini kërkon me urgjencë testimin për COVID-19 të personelit në spitalin e Gjakovës

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka reaguar ashpër pasi tashmë janë bërë katër ditë prej kur është diagnostikuar me COVID-19 një paciente e hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës, por ende nuk kanë dalur rezultatet e personelit mjekësor të këtij spitali.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka shprehur shqetësimin e tij, duke thënë se këto mostra duhet trajtuar me urgjencë.


“Reagimi im ka të bëjë me faktin se po hymë në ditën e katërt qëkur është diagnostifikuar pacientja dhe ende nuk kemi rezultate për personelin shëndetësorë të spitalit regjional të Gjakovës. Me datën 8 të këtij muaji janë marrur mostrat e 19 punëtorëve personel i spitalit dhe as sonte me dt 10 nuk jane trajtuar mostrat. Një pjesë e tyre mund t’i kenë infektuar familjet apo personat tjerë. Këto mostra është dashur të trajtohen me urgjencë absolute. Rezultatet e IKSHPK nuk maten ndryshe përpos me efikasitet të testimit, sidomos kur kemi të bëjmë me institucione shëndetësore. Kjo është absolutisht e pajustifikueshme”, shkruan Gjini.

Gjini ka shpjeguar se pacientja e infektuar vjen nga komuna e Rahovecit, ndërkaq tha se e njëjta ka qëndruar në spitalin e Gjakovës për më shumë se një javë.

“Ky reagim imi vjen si pezm për mosveprimin e IKSHPK ndaj një rasti tejet problematik të një infeksioni me Covid-19 në spitali regjional të Gjakovës. Para katër ditësh, një paciente me origjinë nga komuna e Rahovecit që ka qenë e hospitalizuar në spitalin regjional të Gjakovës ka rezultuar pozitive me Covid-19. E njejta ka qëndruar në spital për mê shumë se një javë. Të hënën në takimin e kryetarëve të komunave të Kosovës me ministrin Zemaj dhe Prof. Ramadani nga IKSHPK e kam ngritur këtë rast dhe kam kërkuar rezultate të shpejta të testeve sepse pas tetë javësh pa asnjë të infektuar, Gjakova mund të kthehet në një vatër të re infeksioni mu për faktin se pacientja ka qëndruar gjatë në spital dhe, edhe më keq, përpos personelit mund të ketë edhe pacientë tjerë të infektuar”, shkruan Gjini.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 280 mostra të testuara sot, 29 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë, kurse një person është shëruar.

Nga 29 rastet pozitive, 13 janë nga Prishtina, 8 nga komuna e Obiliqit, 2 raste komuna e Vushtrrisë dhe nga 1 rast Vitia, Prizreni, Istogu, Lipjani, Fushë Kosova dhe Rahoveci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori