LAJMI I FUNDIT:

Gjimshiti në përgatitje para sezonale me Beneventon (Foto)  

Gjimshiti në përgatitje para sezonale me Beneventon (Foto)  

Mungon ende zyrtarizimi, por Berat Gjimshiti tashmë mund të konsiderohet në të gjitha efektet futbollisti më i ri i skuadrës së Beneventos.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare në sezonin e ri do të jetë pjesë e skuadrës së sapo-ngjitur në Serinë A italiane. Pas eksperiencës pozitive me Avellinon, Atalanta ka vendosur ta huazojë sërish 24-vjeçarin këtë herë te Benevento që ka të drejtën për të blerë kartonin e futbollistit në fund të sezonit.


E kryer, Gjimshiti bëhet me skuadër të re
Lexo po ashtu E kryer, Gjimshiti bëhet me skuadër të re

Edhe pse klubi nga Jugu i Italisë nuk e ka zyrtarizuar ende, Gjimshiti ka qenë e pjesë e futbollistëve që kanë udhëtuar drejt Sestolas aty ku Benevento do të zhvillojë përgatitjet e para për sezonin e ri për të udhëtuar më pas drejt Brunicos, transmeton Supersport.

Paraqitjet e Gjimshitit me fanellën e Avellinos në sezonin e fundit kanë bindur drejtuesit e Beneventos për të besuar te 24-vjeçari shqiptar dhe për ti dhënë atij një rol të rëndësishëm në skuadër, në debutimin e tyre në Serinë A.

Me Avellinon në Serinë B, Berat Gjimshiti luajti në 35 ndeshje nga 42 në total, ndërsa tashmë për të projektohet një rol protagonisti te Benevento në elitën e futbollit italian.