LAJMI I FUNDIT:

Gjilani reagon për mos thirrjen e Altin Aliut në Përfaqësuesen e Kosovës U-19

Gjilani reagon për mos thirrjen e Altin Aliut në Përfaqësuesen e Kosovës U-19

Altin Aliu është njëri nga futbollistët më të talentuar në Kosovë.

Sulmuesi i talentuar i Gjilanit, ka shkëlqyer këtë edicion me juniorët e klubit duke shënuar 21 gola.


Por as golat e tij nuk kanë mjaftuar që ai të ftohet në Përfaqësuesen e Kosovës U19.

Kjo ka bërë që Gjilani të reagoj ashpër për mos ftesën e tij në Përfaqësueses. /Telegrafi/

Më poshtë keni reagimin e plotë të Gjilanit:

“Kategoria e Juniorëve të Gjilanit këtë edicion po tregojnë më së miri se përkushtimi dhe puna sjellin rezultate. Ekipi i udhëhequr nga profesor Refik Rexhepi kryeson renditjen tabelare të Superligës së kësaj kategorie me 50 pikë të tubuara. Në këtë kategori skuadra e Gjilanit ka shumë talente të cilët po tregojnë lojëra të mira dhe po sjellin rezultate fantastike,ku një ndër ta është edhe sulmuesi i krahut Altin Aliu i cili ka realizuar 21 gola në këtë edicion garues dhe kryeson listën e gola shënuesve.

Gjithashtu këto ditë përfaqësuesja e Kosovës për kategoritë U-19 po zhvillon raundin kualifikues për Evropianin e kësaj grupmoshe në Portugali,ku vlen të ceket se sulmuesi ynë Altin Aliu,nuk ka marrë ftesë nga përfaqësuesja edhe pse ai po bën dallimin në këtë rang garash,ku po realizon thuajse në qdo ndeshje dhe po e ndihmon ekipin drejt titullit kampion.

Ne si kryesi bëjmë apel tek organet kompetente deri tek kryetrajneri i kësaj kategorie Ramiz Krasniqi që mos të anashkalohen më talentet tanë sikurse rasti i futbollistit Altin Aliu,pasi që Kosova ka nevojë për lojtarë të tillë i cili me kohë ka treguar kualitetet e tij si futbollist dhe cilësitë e tij po shihen në fushën e lojës.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

Zbulohen dy arsyet pse Xavi vendosi të rishqyrtojë vendimin e tij për të qëndruar te Barcelona

La Liga

"Makina juaj ka kushtuar më shumë se ne dy, tani duam dhurata" - Thuram dhe Calhanoglu bëhen viral nga një 'Live' me presidentin e Interit

Serie A
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori