LAJMI I FUNDIT:

Gjilani njofton Feronikelin me humbje

Gjilani njofton Feronikelin me humbje

Gjilani ka arritur të marrë një fitore të madhe në përballje me Feronikelin 1-0.

Gjilanasit e nisën ndeshjen duke rrezikuar nëpërmjet Salih Kosumit, por që goditja e tij në minutën e gjashtë nuk ishte e saktë.


Por pas këtij rasti, mysafirët morën lojën në dorë duke pasur edhe disa raste të mira shënimi.

Mendurim Hoti pati dy raste të mira shënimi por që nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi pa gola.

Pjesën e dytë e nisën më mirë vendasit duke shënuar edhe golin e epërsisë.

Mesfushori brazilian Jefferson Lopes përfitoi nga një pakujdesi e Albutrint Morinës dhe realizon me qetësi të madhe për 1-0.

Deri në fund mysafirët me të gjitha forcat sulmuan por pa arritur golin e shumëkërkuar.

Pas 10 ndeshjeve të zhvilluara në elitë, kjo ishte humbja e parë për Feronikelin.

Në anën tjetër Gjilani merr tri pikë pas tri ndeshjeve pa fitore.

Fitorja Gjilanin e ngrit në pozitën e pestë në tabelë me 17 pikë, ndërsa Feronikeli vazhdon të mbetet lider me 23 pikë. /Telegrafi/