LAJMI I FUNDIT:

Gjilani mposht Feronikelin dhe ngjitet në tabelë

Gjilani mposht Feronikelin dhe ngjitet në tabelë

Gjilani ka fituar në shtëpi ndaj Feronikelit me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Djelmoshat e trajnerit Gentjan Mezani kanë marr edhe fitoren e tretë me radhë dhe kanë shfrytëzuar humbjen e Dritës nga Ballkani për tu ngjitur në vendin e dytë në tabelë.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të hapur dhe gola nga të dyja skuadrat, edhe përkundër kushteve të rënduara të fushës.

Gjilani arriti të gjej golin e parë pas vetëm nëntë minutave me anë të Fiton Hajdarit, i cili shënoi për 1-0, ndërsa i njëjti lojtar shënoi për 2-0 në minutën e 13-të.

Feronikeli nuk u dorëzua dhe u kthye në lojë në minutën e 38-të duke shënuar me Albert Dabiqajn dhe duke shkuar në pushim me rezultat 2-1.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë e barabartë me Niklin për një nuancë më të mirë, por Gjilani pati rastin më të mirë.

Rasti më i mirë ishte ai i minutës së 50-të, kur Florian Smakiqi priti penalltinë e Tomislav Bucis dhe shifrat mbeten të pandryshuara deri në fund, duke bërë që Gjilani të fitojë me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Gjilani ngjitet në vendin e dytë me 41 pikë apo tri më pak se lideri Ballkani, ndërsa Feronikeli renditet i pesti me 31 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Kalo në kategori