LAJMI I FUNDIT:

Gjilani jep edhe 60 pako ushqimore për familjet në nevojë

Gjilani jep edhe 60 pako ushqimore për familjet në nevojë

Komuna e Gjilanit dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, sot kanë shpërndarë pako ushqimore për 60 familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

Në këtë aktivitet ka marrë pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, sëbashku me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Selami Xhemaili.


Ismaili ka falënderuar shoqatën për donacionin por edhe angazhimin dhe punën e bërë në mbështetje të shumë familjeve me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

“Shoqata “Jetimat e Ballkanit” po japin kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetje dhe ndihmë të vazhdueshme të familjeve me gjendje të rëndë sociale në komunën e Gjilanit. Kjo shoqatë me pakot ushqimore këtyre familjeve u mbushi sot sofrën me ushqime. Këto pako përmbajnë sasi të konsiderueshme të produkteve elementare ushqimore dhe higjienike, që u zgjidhin problemin për një kohë të gjatë familjeve përfituese”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Ismajli,

Ismajli me këtë rast ka ndarë edhe mirënjohjen që kryetari, Lutfi Haziri, i ka dedikuar Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, për ta falënderuar për kontributin që ajo ka dhënë gjatë gjithë kohës në Komunën e Gjilanit në të gjitha aktivitetet, duke përfshirë edhe kontributin e dhënë për zgjidhjen e problemit të banimit për shumë familje, thuhet në komunikatën për media./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori