LAJMI I FUNDIT:

Gjilani fiton në Klinë, mban hapin për titull

Gjilani fiton në Klinë, mban hapin për titull

Gjilani ka arritur të marr një fitore të lehtë si mysafirë i Dukagjinit me rezultat 3-1.

Ndeshja nisi shumë mirë për gjilanasit që arritën të shënojnë dy herë në shtatë minuta.


Fillimisht golin e gjeti Keita Razak që në minutën e parë, ndërsa autogoli i Arbër Shalës e dërgoi rezultatin në 2-0.

Por Abu Razard Kamara arriti të ngushtojë epërsinë në 2-1 në minutën e 9-të ta takimit.

Edhe pse kishte raste, rezultati nuk ndryshoi në pjesën e parë.

Në të dytën ishte Fiton Hajdari që shënoi për 3-1, duke i dhënë qetësi skuadrës së tij.

Gjilani ndodhet në pozitën e dytë me 51 pikë, katër më pak se Drita, ndërsa mund të tejkalohet nga Prishtina dhe Ballkani që kanë nga një ndeshje më pak. /Telegrafi/