LAJMI I FUNDIT:

Gjilani 16 raste me COVID-19, prej të cilëve 3 tashmë janë të shëruar

Gjilani 16 raste me COVID-19, prej të cilëve 3 tashmë janë të shëruar

Komuna e Gjilanit në ditën e 22-të të përballjes me pandeminë Covid-19, pas konsultave në Qendrën Operative Emergjente, ka vlerësuar se situata është nën kontroll falë edhe bashkëpunimit të madh qytetarë dhe kujdestarisë strikte që janë duke dhënë të gjitha institucionet e shtetit që nga mjekët, zjarrfikësit, Policia e Shtetit, ekipit të gjerë ndër-institucional, në kuadër të QOE etj.

Është bërë e ditur se me datën 3 prill 2020, një qytetare e Gjilanit, me inicialet A.K., e cila ka ardhur nga Zvicra, është dërguar fillimisht në karantinë në qendrën e studentëve në Prishtinë e më vonë pasi ka dalë pozitiv në testin për Covid-19, është dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë dhe gjendja e saj, bazuar në raportet e mjekëve të kësaj klinike, është stabile por nën monitorim të vazhdueshëm.


Komuna e Gjilanit është në kontakt të vazhdueshëm me pacienten që po vazhdon të qëndroj në QKUK dhe familjen e saj në Gjilan, për të qenë në mbështetjen maksimale të tyre deri në tejkalimin e plotë të coronavirusit nga anëtarja e kësaj familje.

E prekura nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen e saj në Gjilan.

Numri i të prekurve në Gjilan me Covid-19 arrin në 16 raste, 3 prej të cilëve tashmë janë të shëruar.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori