LAJMI I FUNDIT:

Gjiko dhe ushtari amerikan Corey Banks performojnë ‘live’ këngën “Gabime” në Radio KFOR (Video)

Gjiko dhe ushtari amerikan Corey Banks performojnë ‘live’ këngën “Gabime” në Radio KFOR (Video)

Sot ne Radio KFOR mysafirët special ishin këngëtari i mirënjohur Gjiko dhe ushtari amerikan Corey Banks. Banks, i cili tash e një kohë po qëndron në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it, është adhurues i madh i muzikës kosovare, kurse simpatinë më të madhe ai e shpreh për këngët e Gjikos.

Mu për këtë arsyeje, prezantuesja e radio KFOR-it Emina Hyseni, vendosi ti bashkoj që të dytë dhe t’iu dhuroj dëgjuesve të këtij mediumi një duet ‘live’.


Gjiko dhe Banks me këtë rast performuan këngën “Gabime”. Ndër tjerash, Gjiko me këtë rast zbuloj eksluzivisht për Radio KFOR-in se së shpejti do të publikoj këngën e re e cila do të titullohet “Papuqe Gucci”. Për këtë këngë ai është duke përgatitur edhe video klipin.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Kjo do të jetë kënga e parë e mix tape. Do të ketë edhe shumë e shumë të tjera. Qëllimi im është të publikoj sa më shpesh këngë të mira”.

Publikimi i kësaj këngë pritet të ndodh brenda dy jave. Ndryshe, në jetën personale, Gjiko tash e një kohë është në lidhje me prezantuesën Elita Rudi, e cila, sipas tij, e përkrah në të gjitha projektet e tij. “Elita më ndihmon shumë.

Së fundmi ka filluar ta pëlqej shumë zhanrin hip hop. Gjithmonë konsultohem me të për projektet e mia muzikore”, theksoi Gjiko.

Në anën tjetër, ushtari amerikan Corey Banks premtoj se do të mësoj edhe këngët të tjera të Gjikos, dhe së shpejti do ti publikoj në faqën e tij zyrtare në Facebook. Krejt në fund të emisionit, që të dy zbuluan se në të ardhmën e afërt do të punojnë në realizimin e një bashkëpuni muzikor mes tyre. /Telegrafi/

Gabime live me @allglorygoestogod ?? #salute #KFORBASE

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on Sep 19, 2017 at 9:21am PDT