LAJMI I FUNDIT:

Gjibraltari, kombëtarja më e dobët në botë: Portieri luan në ligën e gjashtë angleze, sulmuesi më i mirë është polic (Foto/Video)

Gjibraltari, kombëtarja më e dobët në botë: Portieri luan në ligën e gjashtë angleze, sulmuesi më i mirë është polic (Foto/Video)

Në renditjen e FIFA-s, Gibraltari është në pozitën e 205, përkatësisht vendin e fundit që e ndan me gjashtë kombëtare të tjera. Historia ekipit më të keq në planet daton qysh në vitin 1895, kur u formua Federata e Futbollit të Gjibraltarit.

Megjithatë, njohja dhe anëtarësimi i plotë në Federatën e Futbollit të Evropës (UEFA) ka qenë në pritje për 118 vjet, dmth deri në vitin 2013. Shkaku i mosmarrëveshjeve politike me Spanjën dhe pavarësisht kundërshtimit të kësaj të fundit, Gjibraltari u pranua në UEFA gjatë Kongresit të mbajtur në Londër më 24 maj t vitit 2013. Me një popullsi prej 30 mijë banorësh, Gjibraltari është bërë anëtari më i vogël i UEFA-s për nga numri i popullsisë.


Gjibraltari ka fituar të drejtën për të luajtur në kualifikuese e Euro 2016, ku i ka humbur të gjitha dhjetë ndeshjet, transmeton Telegrafi.

Në Kongresin e 66 të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), të mbajtur në Mexico City më 13 maj 2016, Gjibraltari u pranua si anëtare plotë e kësaj organizate planetare dhe më pas zuri vendin në grupin H për kualifikueset e Kupës së Botës, ku deri më tani i ka humbur të gjitha ndeshjet, katër sosh.

Në asnjë ndeshje nuk kanë shënuar më shumë se një gol

Në historinë e mëparshme të Gjibraltarit, ekipit ka luajtur në total 23 ndeshje zyrtare. Kanë arritur vetëm një fitore, tri barazime dhe 19 humbje, me bilanc katastrofal prej 94 golave të pranuara dhe vetëm shtatë të shënuar. Ndeshjen e parë zyrtare e kanë zhvilluar kundër Sllovakisë në qytetin portugez të Faros, më 19 nëntor 2013. Ajo përfundoi 0: 0 dhe kjo është një nga arritjet më të mëdha. E vetmja fitore e Gjibraltarati është regjistruar kundër Maltës rezultati 1: 0.

Humbjet më të thella i ka përjetuar kundër Polonisë (1:8 dhe 0:7) si dhe kundër Gjermanisë, sërish 0:7.

Golashënuesit më të mirë të përfaqësueses janë Jake Gosling dhe Lee Casciaro me dy gola të shënuar.

Casciaro, i cili me profesion është polic, golin e parë për Gjibraltarit e ka shënuar në humbjen 1:6 kundër Skocisë më 29 mars 2015.

Ndryshuan tre trajnerë, stadiumi kombëtar është i vendosur përgjatë pistës së aeroplanëve

Futbollistët e ekipit kombëtar kanë një vlerë totale prej 250 mijë eurove. Portieri Dartford është anëtar i ligës së gjashtë të Anglisë.

Gjibraltar ka ndryshuar tre trajner, ku më i suksesshëm është Allen Bula. Ky i fundit në nëntë ndeshje arriti vetëm një fitore dhe dy barazime. Wilson u pasua deri në vitin 2015. Megjithatë, ai qëndroi vetëm tre ndeshje. Mundësia i erdhi është më pas Jeff Wood, më parë asistent i ekipit. Që nga viti 2015, ai udhëhoqi ekipin në 11 ndeshje, përkatësisht 10 humbje dhe një barazim.

Stadiumi kombëtar Victoria

Asnjë stadiumi në Gjibraltar nuk përmbush kërkesat minimale në mënyrë që të luajë një ndeshje kualifikuese. Për ndeshjet miqësore, Gjibraltar ka paraqitur stadiumin Victoria, i cili është i vendosur afër pistës së aeroportit.

Në total ekzistojnë 19 ekipe të futbollit, 10 në ligën e parë (298 lojtarë të regjistruar) dhe nëntë në ligën e dytë. Në 14 vitet e fundit është vetëm një kampion – Lincoln Red Imps. Ky i fundit është edhe klubi më i suksesshëm i Gjibraltarit ndonjëherë me 22 tituj të kampionit shtetëror në kampionatin i cili është luajtur nga sezoni 1895/1896. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori