LAJMI I FUNDIT:

Gjesti i jashtëzakonshëm i Mohamed Salah, dhuron 2.5 milionë euro në spitalin onkologjik të Egjiptit

Gjesti i jashtëzakonshëm i Mohamed Salah, dhuron 2.5 milionë euro në spitalin onkologjik të Egjiptit
Mohamed Salah. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, thuhet se ka dhuruar 2.5 milionë euro fonde në një spital në Kajro më saktësisht repartin e sëmundjes së kancerit, pas një incidenti të dyshuar terrorist ku mbeten të vrarë 20 persona.

Sipas Liverpool Echo , 47 persona të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit të dielën, kur një makinë u godit me shpejtësi të madhe dhe u përplas me tre të tjerë jashtë spitalit.


Menjëherë pas kësaj, Salah me një postim në rrjetin social Twitter tha se do ta mbështesë këtë spital.

“Unë do ta mbështes institucionin dhe shprehë ngushëllimet e mia të plota për familjet e viktimave pas shpërthimit të Institutit të Onkologjisë”, ka shkruar ylli egjiptian.

Në fillim të kësaj jave, presidenti i Universitetit të Kajros, Mohamed Osman Elkhosht e falënderoj Salahun për donacionin 2.5 milionë eurosh për të ndihmuar në rindërtimin e institutit shëndetësor.

Mohamed Salah. (Photo by Clive Mason/Getty Images)

Akti i tij shumë bujar pritet të mbulojë rreth 50% të kostove të riparimit dhe kjo nuk është hera e parë që ai ka bërë një gjë të tillë.

Sipas një ish oficeri sulmuesi i Liverpoolit u ka dhuruar një shumë të konsiderueshme parash atyre që kanë nevojë.

“Dihet që Salah ka dhuruar shumë para për ata që kanë nevojë në fshatin e tij. Gjithçka kalon tek babai i tij, i cili di se çfarë të bëjë”, tha Inas Mazhar, për BBC Sport .
“Për shembull, dikush nga fshati që përgatitet për martesë do të vijë babai i egjiptasit për t’i dhuruar fondet”.

“Ose nëse dikush thotë se është i sëmurë, babai ndjek çështjen dhe nëse është e vërtetë, ai do të ndihmojë në pagimin e operacionit.

“Salah nuk i ka harruar kurrë rrënjët e tij ndryshe nga lojtarët e tjerë që shpesh harrojnë familjet dhe fshatrat e tyre kur bëhen të pasur”.

Mohamed Salah. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Akte si këto që me të vërtetë i hedhin gjërat në perspektivë, Salah nuk është i vetmi lojtar i Liverpool që ka treguar bujari të madhe kohët e fundit.

Sadio Mane i kaloi ditët e fundit të sezonit të tij jashtë Liverpoolit, duke vizituar vendin e lindjes i cili dhuroi 216,000 mijë euro për të mbuluar shpenzimet e një shkolle që po ndërtohet në Senegal.

Pavarësisht se sa janë të shkëlqyeshëm në një fushë futbolli, janë akte si këto që i bëjnë të dy lojtarët humanist të vërtetë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori