LAJMI I FUNDIT:

Gjermania, vendi me pasaportën më të fuqishme në botë

Gjermania, vendi me pasaportën më të fuqishme në botë

Singapori nuk ka më pasaportën më të fuqishme në botë, pasi me renditjen e fundit listën e kryeson Gjermania.

Indeksi vjetor i pasaportave “Henley” ka publikuar renditjen e pasaportave sipas numrit të vendeve që qytetarët mund të udhëtojnë pa viza.


Është viti i pestë në të cilin vendi europian ka kryesuar renditjen e ‘Henley’.

Sipas Business Insider, përcjell TO, renditja bazohet në të dhënat e Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, i cili mban bazën më të madhe dhe më gjithëpërfshirëse në botë të informacionit të udhëtimit. Qytetarët gjermanë tani mund të vizitojnë 177 vende pa viza.
Në tetor, një listë e veçantë në rang ndërkombëtar ‘Global Power Passport’, e cilësoi pasaportën e Singaporit si më të fuqishmen në botë.

Por Gjermania që prej asaj kohe ka rikuperuar vendin e parë në atë renditje, duke forcuar pozitën e saj dhe duke lënë Singaporin në vend të dytë.

Ndërsa vendi i tretë ndahet nga Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, qytetarët e të cilëve janë të lirë të udhëtojnë në 175 vende.

Amerikanët nuk kanë nevojë për vizë në 173 vende.

Sa i takon vendeve të Ballkanit, kryeson Greqia, ku qytetarët grekë mund të lëvizin lirshëm në 171 vende.

Pakistani, Siria, Iraku dhe Afganistani mbeten në fund të renditjes për të dytin vit radhazi, ku qytetarët e këtyre vendeve kanë të drejtë të lëvizin pa viza në më pak se 30 shtete.

Sipas kryetarit të ‘Henley’, Christian H. Kälin, nevoja për të udhëtuar pa viza është më e madhe se kurrë.

“Në të gjithë spektrin ekonomik, individët duan të kapërcejnë kufizimet e imponuara nga vendi i tyre i origjinës dhe të kenë qasje në mundësitë e biznesit, financiare, të karrierës dhe të jetesës në një shkallë globale”, tha ai.

Më poshtë janë edhe 15 vendet që kanë pasaportën më të fuqishme, bazuar në numrin e vendeve që qytetarët mund të vizitojnë pa viza, sipas Hanley:

1- Gjermania 177

2- Singapori 176

3- Danimarka, Finlanda, Franca, Italia, Japonia, Norvegjia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar 175

4- Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Spanja, Zvicra 174

5- Irlanda, Koreja e Jugut, Portugalia, SHBA 173

6- Kanadaja 172

7- Australia, Greqia, Zelanda e Re 171

8- Republika Çeke, Islanda 170

9- Malta 169

10- Hungaria 168

11- Lihtenshtajni, Sllovakia, Sllovenia 167

12- Letonia, Lituania, Malajzia 166

13- Estonia 165

14- Polonia 163

15- Monako 162

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori