LAJMI I FUNDIT:

Gjermania rikthehet te fitoret, mposht Irlandën Veriore në kualifikimet e Euro 2020

Gjermania rikthehet te fitoret, mposht Irlandën Veriore në kualifikimet e Euro 2020

Gjermania është rikthyer te fitorja në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Gjermanët kanë triumfuar si mysafirë në stadiumin Windsor Park të Irlandës Veriore me rezultat prej 2-0.


“Pancerat” gjatë gjithë ndeshjes kanë dominuar në këtë takim, por që arritën të triumfojnë në saje të golave në pjesën e dytë.

Në pjesën e parë vetëm dy raste ia vlen të theksohet dhe ato i takojnë vendasve, kur në të dyjat janë përfshirë Conor Washington, i cili në të gjashtën, përkatësisht në të shtatën minutë nuk arriti të realizoj gol.

Në 45 minutshin e dytë, bardhezinjtë arritën të realizojnë golin e fitores që i solli tri pikët e reja në luftën për evropian.

Vetëm tre minuta me të filluar pjesa e dytë, Marcel Halstenberg shënoi një super gol pas një harkimi të Julian Brandit.

Serge Gnabry dhe Timo Werner kishin mundësi ta dyfishojnë epërsinë, por që dështuan para portës së portierit, Farrel.

Në të 63-tën minutë, Stuart Dallas pati rast të mundësi ta barazonte rezultatin, megjithatë më i mirë u tregua Manuel Neuer.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte, në skenë doli Serge Gnabry, i cili realizoi gol të bukur në kohën shtesë pas një pasimi të saktë të Kai Havertz.

Ndryshe, Gjermania zë pozitën e parë të renditjes tabelore me 12 pikë, po aq sa ka edhe Irlanda Veriore, por që ka gol dallim më të dobët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori