LAJMI I FUNDIT:

Gjermania refuzon të tregojë se me çfarë armatimi e ka ndihmuar Ukrainën

Gjermania refuzon të tregojë se me çfarë armatimi e ka ndihmuar Ukrainën

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se Berlini ka zgjedhur të mos zbulojë detaje rreth armëve që ka dërguar në Ukrainë.

Duke folur sot në një konferencë shtypi në Riga, Baerbock tha se “Ne kemi dorëzuar raketa antitank, Stingers dhe gjëra të tjera për të cilat nuk kemi folur kurrë publikisht, në mënyrë që këto dërgesa të mund të arrijnë shumë shpejt tek caku”.


Ajo u pyet nëse Berlini do të dërgonte sistemin e artilerisë Panzerhaubitze 2000 – për të cilin disa ekspertë thonë se Ukraina duhet të kryejë një kundërsulm kundër forcave ruse në rajonin e Donbasit, raporton reuters.

Në përgjigje, Baerbock tha se Gjermania do të trajnojë ushtarët ukrainas për përdorimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të avancuara të armëve të cilat i ka marrë nga vendet e tjera aleate.

Ukrainasve po u arrin ndihma nga të gjitha anët, pas amerikanëve – tani norvegjezët u dërgojnë sisteme kundërajrore Mistral
Lexo po ashtu Ukrainasve po u arrin ndihma nga të gjitha anët, pas amerikanëve – tani norvegjezët u dërgojnë sisteme kundërajrore Mistral

Ndryshe, shumë shtete perëndimore po vazhdojnë të furnizojnë me armë ushtrinë ukrainase gjersa po vazhdon agresioni rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Infermierja zbulon se çfarë tingulli rrëqethës lëshojnë njerëzit 24 orë para vdekjes

Amerika
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Tragjedi në Kroaci - burri vret vjehrrën dhe plagos gruan, në fund kryen vetëvrasje

Tragjedi në Kroaci - burri vret vjehrrën dhe plagos gruan, në fund kryen vetëvrasje

Kroacia
Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Publikohet plani i ri i pasluftës për Palestinën - çfarë do të ndodhë me Hamasin dhe kush do ta udhëheq Gazën?

Azia
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Kalo në kategori