Në vendet e Bashkimit Evropian, gjatë vitit 2017 janë prodhuar mbi 4 milionë ton çokollatë me një vlerë prej 18.3 miliardë euro.

Ndër vendet anëtare të BE-së, Gjermania ka prodhuar më së shumti çokollatë, me një sasi prej 1.3 milion ton apo 32 për qind të prodhimit total të çokollatës së BE-së, pasuar nga Italia me 700 mijë ton apo 18 për qind dhe Franca e Holanda me 400 mijë ton apo 9 për qind.

Sipas të dhënave të Eurostat, përcjell Telegrafi, Britania e Madhe për këtë vit ka prodhuar 300 mijë ton ose 7 për qind të totalit të prodhimit të çokollatës së në vendet e BE-së, ndjekur nga Belgjika me 300 mijë ton apo 6 për qind, Polonia me 200 mijë ton apo 6 për qind dhe Spanja me 100 mijë ton apo 4 për qind.

Prodhuesit kryesorë të çokollatës në BE | Burimi: Eurostat

Këto tetë shtete anëtare të BE-së prodhuan mbi 90 për qind të prodhimit total të çokollatës së BE gjatë vitit 2017.

Konsumatori më i madh në botë i çokollatës është Zvicra, me gati 9 kilogramë për frymë banori në vit, ndjekur nga suedezët me 8.4 kilogramë në vit dhe amerikanët me 5.5 kilogramë për kokë banori.

Shtetet që e përdorin më pak çokollatën janë ato aziatike, teksa në Kinë, konsumi për frymë ishte vetëm 200 gram. /Telegrafi/