Gjermania nuk do ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së - thotë kancelari Merz

Kancelari gjerman Friedrich Merz tha të martën se Gjermania nuk do t'i bashkohet një iniciative të aleatëve perëndimorë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara muajin e ardhshëm.
Merz foli në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin kanadez Mark Carney, i cili tha muajin e kaluar se Kanadaja planifikonte të njihte shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme, pas njoftimeve të ngjashme nga Franca dhe Britania.
"Pozicioni i qeverisë federale është i qartë, sa i përket njohjes së mundshme të shtetit të Palestinës", ka thënë Merz.
"Kanadaja e di këtë. Ne nuk do t'i bashkohemi kësaj iniciative. Nuk i shohim kërkesat të përmbushura", ka shtuar ai. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
26/08/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































