LAJMI I FUNDIT:

“Gjermania nuk është si përpara, në vitin 2024 do të jetë kaos nga shqiptarët” – Arbnor Muja flet për objektivat e kuqezinjve në Evropian dhe kërkesat e mëdha që ka për bileta

“Gjermania nuk është si përpara, në vitin 2024 do të jetë kaos nga shqiptarët” – Arbnor Muja flet për objektivat e kuqezinjve në Evropian dhe kërkesat e mëdha që ka për bileta

Arbnor Muja ka folur për pritshmëritë që ai ka me Kombëtaren e Shqipërisë në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Kuqezinjtë arritën kualifikimin e dytë në histori, derisa në Euro 2024 pritet të jetë një kombëtare shumë më e fortë se ajo e vitit 2016 dhe synime të tjera, që janë për ta kaluar grupin.


Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e dytë dhe Muja ka thënë se trajneri Sylvinho ka kërkuar që të kalohet grupi pasi nuk do të shkojnë si turistë në Gjermani.

"A do të vish në Antwerp? Po, menjëherë" - Arbnor Muja tregon prapaskenat e bisedave me dy legjendat holandeze për transferimin te gjiganti belg
Lexo po ashtu "A do të vish në Antwerp? Po, menjëherë" - Arbnor Muja tregon prapaskenat e bisedave me dy legjendat holandeze për transferimin te gjiganti belg

Kënga ‘Gjermania nuk është si përpara’ është bërë hit në zhveshtoren e Kombëtares, derisa vet Muja ka thënë se viti 2024 do të jetë kaos pasi shqiptarët do ta pushtojnë shtetin gjerman.

“Qysh tani kam marrë qindra mesazhe nga familjarë, shoqëri e njerëz që i njoh për bileta. Gjermania do të pushtohet nga shqiptarët dhe do të jetë një kaos total, aq sa do të jenë në stadium aq do të mbeten edhe jashtë pasi sigurisht që numri do të jetë shumë i madh”, tha Muja për Telegrafin.

“Ne nuk do të shkojmë si turistë në Gjermani. Pasi kemi fituar grupin në kualifikime, tani synimi i të gjithëve është që të kalojmë edhe grupin në Euro 2024”, deklaroi ylli mitrovicas për Telegrafin nga Hamburgu i Gjermanisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori