LAJMI I FUNDIT:

Gjermanët zgjodhën, markat e veturave që i konsiderojnë më të besueshmet

Gjermanët zgjodhën, markat e veturave që i konsiderojnë më të besueshmet

Gazeta gjermane Auto Bild bëri një studim interesant mbi imazhin e markave të caktuara të veturave.

Ata kërkuan nga lexuesit e tyre të vlerësojnë nëse markat janë “sportive”, nëse janë “të besueshme” dhe të ngjashme, kështu që rezultatet e marra bazohen vetëm në mendimet e lexuesve, dhe jo në ndonjë të dhënë të saktë, transmeton Telegrafi.


“Kjo markë është më e suksesshmja në auto-sport”, shumica e njerëzve zgjodhën Mercedesin (84 për qind). Në vendin e dytë është Porsche, dhe në vendin e tretë Audi.

Honda, e cila punon me motorin dominues të Formula 1, është vetëm në vendin e 5-të dhe vetëm 37 për qind e të anketuarve kanë votuar për të.

Në kategorinë “kjo markë bën veturat më sportive”, Porsche fitoi me 93 për qind të votave. I ndjekur nga BMW dhe, interesant, Abarth.

Meqenëse markat ekskluzive të serive të vogla nuk ishin në konkurrencë, nuk është për t’u habitur që Alfa Romeo është në pozitën e 4-të të lartë, por kjo është arsyeja pse nuk është e qartë se si Tesla përfundoi në Top 10.

Rezultatet janë gjithashtu interesante kur bëhet fjalë për motorët. Kështu, lexuesit e gazetës gjermane thonë se motorët më sportivë prodhohen nga BMW, më miqësorët me mjedisin nga Tesla, por më ekonomikët nga Volkswagen.

Kur u pyetën se cila markë ka teknologjinë më të mirë, përgjigjja ishte BMW, përpara Tesla dhe Mercedes. Toyota, Hyundai dhe Volvo janë gjithashtu në top 10.

Në kategorinë e më të besueshmeve, fitoren e mori Audi (duhet kujtuar se shumicën e votave e dhanë ende gjermanët). Pasojnë BMW dhe Mercedes dhe në vendin e 4 është Toyota, e ndjekur nga Volvo.

Në kategorinë e cilësisë, Porsche fitoi përpara “Trinisë së Shenjtë” premium gjerman dhe Volvo ishte i pesti. E vetmja markë japoneze në Top 10 është Lexus, me një rezultat prej 51 për qind.

Në kategorinë e dizajnit, ka diçka tjetër të pashpjegueshme – Abarth fitoi përpara Alfa Romeo dhe Porsche. Për sa i përket çmimit dhe cilësisë, Dacia fitoi, përpara Skoda dhe SsangYong, si dhe dy marka të tjera koreane – Hyundai dhe KIA. /Telegrafi/