LAJMI I FUNDIT:

Gjergjaj në maj bokson kundër ish-kampionit botëror

Gjergjaj në maj bokson kundër ish-kampionit botëror

Boksieri i njohur shqiptar Arnold “Kobra” Gjergjaj së shpejti do të luftojë kundër britanikut të famshëm David Haye në sallën “O2 Arena” të Londrës.

Në rrjetet sociale ka nisur shpërndarja e posterit për ndeshjen mes shqiptarit 31-vjeçar dhe ish-kampionit të botës dhe rivalit të Klitschkos.


Sipas “Blick”, meçi do të organizohet në maj dhe se shumë shpejt gjithçka pritet të bëhet zyrtare, transmeton Koha.net

Të mërkurën do të mbahet një konferencë për media e Hayet, në të cilën do të prezantojë kundërshtarin për ndeshjen e 21 majit para 20 mijë shikuesve.

Meçi në Londër do të jetë më i madhi në karrierën e Gjergjaj që deri tani ka 29 fitore në 29 ndeshje në boksin profesionist, 21 nga të cilat fitore. Haye ka 27 fitore nga 29 meçe të deritashme.