LAJMI I FUNDIT:

Gjergj Dedaj reagon pas shkarkimit nga pozita e ambasadorit: Vjosa Osmani ka filluar një grushtshtet

Gjergj Dedaj reagon pas shkarkimit nga pozita e ambasadorit: Vjosa Osmani ka filluar një grushtshtet

Diplomati Gjergj Dedaj, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila sonte e shkarkoi atë nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Shkup.

Lidhur me këtë vendim, Dedaj në Klan Kosova, e ka quajtur Vjosa Osmanin, ”presidente të kontrabanduar” madje duke iu referuar edhe me emrin e politikanes Lenka Çuko.


”Kosovën e duam shumë, për Kosovën kemi bërë çdo gjë”.

”Kemi sakrifikuar çdo gjë, por është me rëndësi të themi se do të qëndrojmë vertikalisht siç kemi qëndruar në të gjitha stuhitë, edhe gjatë regjimit të Millosheviqit edhe gjatë luftës, edhe tash edhe deri në vdekje”.

Ministria e Jashtme propozon shkarkimin e të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht
Lexo po ashtu Ministria e Jashtme propozon shkarkimin e të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht

”Në fakt, presidentja e kontrabanduar Lenka Çuko, respektivisht Vjosa Osmani, mund të merr vendime arbitrare, joligjore antikueshtetuese, johumanitare mbi baza të ndryshme të hakmarrjeve tendendicoze politike”.

Mes tjerash Dedaj u shpreh se Osmani ka nisur një grushtshtet dhe po bën diskriminim dhe krim të paparë ndaj tij siç e quan ai sikurse Sllobodan Milloshqviqi kur i kishte vrarë familjen.

”Në një mënyrë të shantazhuar me uzurpime në krye të shtetit, ajo ka filluar një grushtshtet, një gulgotë dhe një diskriminim mund të them ndaj meje dhe një krim të paparë”.

Reagon Haradinaj: Kthimi i ambasadorëve para kohe, tregon mbi politikat pa vizion të Qeverisë së tashme
Lexo po ashtu Reagon Haradinaj: Kthimi i ambasadorëve para kohe, tregon mbi politikat pa vizion të Qeverisë së tashme

”Mund të them se këtë ma ka bërë vetëm Millosheviqi kur ma ka vrarë familjen time dhe kjo tash më ndodh edhe mua dhe ne jemi shumë krenar dhe çdo gjë e presim të buzëqeshur dhe shumë krenarë”, ka thënë ndër të tjera Gjergj Dedaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori