LAJMI I FUNDIT:

Reagon Haradinaj: Kthimi i ambasadorëve para kohe, tregon mbi politikat pa vizion të Qeverisë së tashme

Reagon Haradinaj: Kthimi i ambasadorëve para kohe, tregon mbi politikat pa vizion të Qeverisë së tashme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me shkarkimin e ambasadorëve nga presidentja, Vjosa Osmani, ne iniciativë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ky vendim është i papjekur politikisht dhe do të ketë ndikime negative në politikën e jashtme të Kosovës.


“Vendimi i sotëm i presidentes së Kosovës, me nismën e Ministres së Jashtme, për lirimin nga detyra të një numri ambasadorësh të Kosovës është i paprecedent dhe i papjekur politikisht që do të ketë ndikime negative në politikën e jashtme të Kosovës. Largimi i paparalajmëruar i Ambasadorëve të Kosovës, në mes  të detyrës, në një periudhë të sfidave për shtetësinë e Kosovës e dobëson pozitën e saj dhe e dëmton angazhimin në ndërtimin e partneritet serioz me shtetet pritëse”, shkruan Haradinaj.

Ai u shpreh se kthimi i ambasadorëve që sipas tij u bë në mënyrë të fshehtë dhe para kohe “, tregon mbi politikat pa vizion të Qeverisë së tashme dhe dëshmon përpjekjet për t’i përvetësuar institucionet e Kosovës në dëm të shtetit dhe të qytetarëve të tij”.

“Kthimi i ambasadorëve të Kosovës para kohe dhe në mënyrë të fshehtë, tregon mbi politikat pa vizion të Qeverisë së tashme dhe dëshmon përpjekjet për t’i përvetësuar institucionet e Kosovës në dëm të shtetit dhe të qytetarëve të tij. Ndryshimi nuk mund të vijë me përpjekjet për rrënim të vendit dhe të partneritetit të tij me shtetet e tjera të ndërtuar me mund”, shkruan Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se “Asnjëri prej ambasadorëve të dërguar sipas “çelësit politik” nuk ka shërbyer në emër të partisë apo të individëve, por kanë kryer me nder  detyrën në shërbim të shtetit të Kosovës, avancimit të pozitës së tij dhe në shërbim të qytetarëve të Kosovës e bashkatdhetarëve tanë”.

Ministria e Jashtme propozon shkarkimin e të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht
Lexo po ashtu Ministria e Jashtme propozon shkarkimin e të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht

Ndryshe, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) i ka propozuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të lirojë nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të cilët janë të emëruar politikisht.

Gjergj Dedaj reagon pas shkarkimit nga pozita e ambasadorit: Vjosa Osmani ka filluar një grushtshtet
Lexo po ashtu Gjergj Dedaj reagon pas shkarkimit nga pozita e ambasadorit: Vjosa Osmani ka filluar një grushtshtet

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin nga MPJD.

Po ashtu, për sqarime më të hollësishme, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do të deklarohet nesër.

“Në përputhje me Ligjin, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka përcjellë gjatë kësaj jave tek Presidentja e Republikës së Kosovës, propozimin për lirim nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës, të emëruar politikisht, duke i falënderuar për punën dhe angazhimin e deritanishëm. Lidhur me këtë, ministrja Gërvalla do të deklarohet më hollësisht gjatë ditës së nesërme”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Ndërsa, Qëndrim Gashi ndër të parët ka konfirmuar se është liruar nga detyra e ambasadorit të Kosovës në Francë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky vendim ka ardhur pas kërkesës së tij në dhjetor të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori