LAJMI I FUNDIT:

Gjërat që të gjithë njerëzit e suksesshëm i bëjnë para se të flenë

Gjërat që të gjithë njerëzit e suksesshëm i bëjnë para se të flenë

Pasqyrojnë në sukseset dhe dështimet e ditës

Njerëzit e suksesshëm nuk mërziten për dështimet e ndryshme. Në fakt, ata reflektojnë në atë se çfarë ka funksionuar dhe çfarë jo, transmeton Telegrafi.


Fokusohen në gjërat pozitive dhe çdo dështim e përdorin si informacion për sukses në të ardhmen.

Falënderojnë të tjerët

Para se të bien të flenë, ata mendojnë për njerëzit që i kanë ndihmuar të kenë sukses gjatë ditës.

Veç kësaj, ata edhe i falënderojnë dhe janë mirënjohës ndaj atyre që ua kanë mundësuar të jenë të suksesshëm.

I shënojnë planet

Para se të flenë ata i shkruajnë qëllimet e tyre afatshkurtra.

Prandaj, është mirë t’i shkruani planet e rëndësishme dhe urgjente të ditës së nesërme.

Vënë alarmin

Njëjtë si ata, edhe ju duhet të vëni alarmin për t’ju përmbajtur orarit ditor dhe javor.

Njerëzit që e mbajnë të njëjtin orar të gjumit kanë më shumë energji gjatë ditës.

Telefonojnë një mik të mirë

Njerëzit që mbajnë kontakte me familjen dhe shokët ndjehen më të motivuar çdo ditë.

Konsiderojeni të flisni me dikë që e doni para se të flini.

Lexojnë

Kur gjëja e fundit që e bëni para se të flini është ushtrimi i mendjes, ju e keni tërë natën t’i procesoni informacionet.

Nënvetëdija do t’ju ndihmoj që idetë t’i ktheni në inspirim gjatë ditëve dhe javëve në vijim. /Telegrafi/