LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali amerikan viziton fshehurazi Sirinë

Gjenerali amerikan viziton fshehurazi Sirinë

Komandanti i lartë amerikan për Lindjen e Mesme ka vizituar fshehurazi Sirinë të shtunën, kanë bërë të ditur zyrtarët.

Gjenerali Joseph Votel, udhëheqës i Komandës Qendrore të SHBA-së, ka kaluar rreth 11 orë në veri të Sirisë.


Ai ka takuar këshilltarët ushtarakë të SHBA-së dhe Forcat Demokratike Siriane, të përbëra nga forcat rebele kurde dhe arabe.

SHBA do që forcat lokale të mposhtin grupin militant Shteti Islamik, i cili kontrollon territore në Siri.

Komandantët arabë, që kanë folur për gazetarët, kanë thënë se forcat e tyre kanë nevojë për më shumë ndihmë.

SHBA ka rreth 200 këshilltarë ushtarakë në Siri.

Në konfliktin civil atje, që vazhdon qysh nga viti 2011, janë vrarë mbi 270,000 njerëz.