LAJMI I FUNDIT:

Gjendje e rëndë në Iran si pasojë e vërshimeve, numri i viktimave vazhdon të rritet

Gjendje e rëndë në Iran si pasojë e vërshimeve, numri i viktimave vazhdon të rritet

Së paku 62 njerëz janë gjetur të vdekur, si pasojë e vërshimeve të para 15 ditëve.

Ahmad Shoajee është zyrtari një organizate mjekësore në Iran, që ka bërë të ditur se gjendja vazhdon të jetë e rënduar, si pasojë e vërshimeve që goditën shumicën e regjioneve, transmeton Telegrafi.


Në provincën Fars janë shënuar 21 viktima, 14 në Lorestan dhe tetë në Golestan.

Shkaktarët e lidhur me përmbytjet, po bëjnë që numri i viktimave të rritet, ndërsa raportohet se janë mbytur 11 vetë, në 31 provincat e versuara.

Reshjet janë rikthyer më një prill, duke e bërë situatën edhe më të vështirë, si në gjetjen e trupave ashtu edhe për ata që ka mbetur të pa strehë.

“Janë mbyllur 78 rrugë urbane dhe 2,199 rrugë rurale, ndërsa 84 ura janë shembur në tërësi” ka thënë Behnam Saaedi, zëdhënës i organizatës së krijuar për të intervenuar në këtë tragjedi.

The Guardian raporton se në 15 provinca, 141 lumenj kanë dalë nga shtretërit dhe kanë 400 raste të rrëshqitjeve të dheut.

Rreth 36 për qind e shtetit besohet se është dëmtuar, ndërsa 12 mijë kilometra rrugë janë shkatërruar nga vërshimet. /Telegrafi/