Katër makina u mbërthyen në një metër të thellë të ujit në nënkalimin në “Matkë” pranë stacionit të benzinës “Bis Oil”.
Siç njoftoi autoritetet e qytetit, për fat të mirë, pasagjerët në automjete në kohë ishin nxjerrë nga ekipet e zjarrfikësve. Nënkalimi është plot me ujë nga reshjet e mëdha dhe nga një defekt në rrjetin e ujësjellësit.
Në magjistralen A2 Mavrovë – Strazhë rrëshqitja e dheut është pastruar dhe trafiku është normalizuar, informuan nga LAAM.
Sipas informacionit nga NP “Rrugët e Maqedonisë” në rrugën Mavrovë-Galiçnik, 100 metra para Çezmës së Mbrertit, trafiku është i vështirë për shkak të daljes së ujit në sipërfaqen rrugore. Sinjalizimi i duhur është vendosur në vend. Rekomandohet që kjo rrugë të mos përdoret deri në riparimin dhe normalizimin e trafikut.
Rruga lokale f.sh Zheleznec-f.sh Mallo Ilino në Demir Hisar është e pakalueshme për shkak të reshjeve të dendura.
Në drejtimin rrugorë A3 Dellçevë-Makedonska Kamenicë për shkak të reshjeve të dendura dhe rëshqitjet e shpeshta të dheut, trafiku zhvillohet me vështirësi (15-20 metra).
Pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet të kenë kujdes në drejtimin e automjeteve dhe përshtatjes së shpejtësisë sipas kushteve rrugore.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa. Borë e lehtë bie ne Kodrën e Diellit.
Për shkak të paraqitjes së mjegullës, është zvogëluar dukshmëria prej 50 deri në 100 metra në Pletvar dhe nga 20 deri në 30 metra në drejtimin rrugorë Kriva Pallankë – pika kufitare Deve Bair./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Avokati Berisha thotë se Enver Sekiraqa është jashtë Kosovës në një spital: Nuk mund të zbuloj vendndodhjen e tij
30 ditë paraburgim për Ljupço Palevskin
Musliu: Të hënën në veri u pa i maskuar Aleksandar Bozhoviq – shok i pjesëtarëve të grupit terrorist të Radoiçiqit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251