LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa në rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.


LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit.

Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan–Maqedonska Kamenicë–Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

Përkujtim për vozitësit se nga 15 nëntori ka hyrë nv fuqi obligimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjes dimërore, pa marrë parasysh gjendjen e motit, ndërsa ky obligim zgjat deri më 15 mars të vitit 2018./Telegrafi/