LAJMI I FUNDIT:

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Gjendja e rrugëve në Maqedoni

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata, informojnë nga LAMM.

Intensiteti i qarkullimit jashtë mjediseve të qytetit është mesatar. Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.


LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.

Ndërprerje të komunikacionit ka në drejtimin Prilep – Manastir – Resnjë. Për shkak të dëmtimit të urës në rrugën A-1 Gradsko – Negotinë te Stobi, lumi i Zi, korsia e djathtë është e mbyllur, ndërsa komunikacioni do të vazhdojë nëpër korsinë e majtë dhe është vendosur sinjalizim përkatës.

Kujdes më të madh nevojitet nëpër grykat malore, ku është e mundur paraqitje e rrëshqitjeve të dheut. Nëpër grykat malore është e mundur shembje e dheut, posaçërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë./Telegrafi/