Gjendet i vdekur një shtetas i Turqisë në Shkup


Një shtetas i huaj është gjetur i vdekur në një objekt hotelierik në Shkup, njoftojnë nga policia.
"Dje në ora 16:30 në SPB-Shkup është raportuar se në një objekt hotelierik në rrethinën e Bit Pazarit është gjetur vdekur A.Ç. (79) nga Republika e Turqisë.
“Vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune e ka konstatuar mjeku i Emergjencës dhe me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton MPB.
Nga
Telegrafi
01/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































