LAJMI I FUNDIT:

Gjendet i vdekur një polic në Pejë, dyshohet për vetëvrasje

Gjendet i vdekur një polic në Pejë, dyshohet për vetëvrasje

Polici Mujë Spahija nga fshati Dubov është gjetur i vrarë me armë zjarri afër qytetit të Pejës.

Merret vesh se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes edhe ka marrë trupin e pajetë para dy orësh.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Pejës, Agron Galani, ka konfirmuar gjetjen e policit të vdekur.

Ai ka thënë se dyshimet e para janë se polici ka kryer vetëvrasje me revole zyrtare.

“Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si vetëvrasje dhe hetimet do të zbulojnë me tuje rrethanat e vdekjes”, tha Galani. /Insajderi/