Një pacient 64-vjeçar i cili ka qenë i shtrirë në Entin Special të Shtimes është gjetur pa shenja jete, në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.
Ai tha se 64-vjeçari T.A, i cili që një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, është sjellur pa shenja jete në QKMF-në e Shtimes.
“Sot, rreth orës 04:45 kemi pranuar një informacion se në QKMF në Shtime gjendet një pacient nga Enti Special i Shtimes pa shenja jete.
Hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit i kanë nisur hetimet. Nga hetimet e zhvilluara hetuesit kanë mësuar se
pacienti ishte sjellur pa shenja jete në QKMF-Shtime, kjo është konfrimuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa sipas personelit të Entit Special në Shtime, viktima një kohë të gjatë ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën terapi mjekësore”, tha Veseli.
Veseli shtoi se me vendim të prokurorit të rastit ,trupi i pajetë i viktimës T.A i moshës 64 është dërguar në IML –Prishtinë për autopsi, ndërsa rasti është cilësuar” Hetim mbi vdekjen”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251