Një burrë është gjetur pa shenja jete këtë të premte në fshatin Lladoc të Podujevës.

Reklama

I njëjti dyshohet se ka bërë vetëvrasje, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rastin.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 18:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në fshatin Lladoc të Komunës së Podujevës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull, është pa shenja jete”, ka thënë Ahmeti.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Reklama