Gjendet makina, vazhdojnë kërkimet për shoferin e aksidentuar në Zhelinë

Pas kërkimeve disa orëshe, Policia e Maqedonisë së Veriut ka arritur ta gjejë makinën, e cila sot ka rënë në lumin Vardar në hyrje të Zhelinës.
Por, autoritetet vazhdojnë kërkimin e shoferit. Në aksion është bashkangjitur edhe Njësiti për Intervenim të Shpejtë, të cilët kanë ardhur me kërkesë të Ndihmës së Shpejtë.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa sipas dëshmitarëve bëhet fjalë për një makinë me targa të Kumanovës.
Pritet që më vonë autoritetet të japin detaje shtesë në lidhje me këtë aksident./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
27/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































