LAJMI I FUNDIT:

Gjenden dy granata dore në një fshat në Ferizaj

Gjenden dy granata dore në një fshat në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Dremjak të Ferizajt, është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në malin e fshatit kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore.

Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese.


Njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/