LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë vite burgim dhe mbi katërmijë euro gjobë për tre të akuzuarit që kultivuan narkotikë në Ferizaj

Gjashtë vite burgim dhe mbi katërmijë euro gjobë për tre të akuzuarit që kultivuan narkotikë në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurve; N.B., T.B., K.B., të akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprave penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës të kanabisit dhe veprës penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Të pandehurit nga muaji shkurt deri më 6 korrik 2022 duke vepruar si anëtarë të grupit, në një fshat të Komunës së Kaçanikut, me dashje, pa autorizim kanë kultivuar bimën e kanabisit, me qëllim të prodhimit të narkotikëve, në atë mënyrë që kanë marrë një shtëpi me qira në të cilën kanë zhvilluar këtë veprimtari, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt.


“Gjatë kontrollit brenda shtëpisë janë hasur të pandehurit të cilët janë arrestuar dhe nga aty janë gjetur bimë e kanabisit të paketuar në sasi prej 5 kg e 227.6 gram, së bashku me pajisjet për kultivimin e tyre të cilat edhe janë sekuestruar nga policia”.

“Gjithashtu, i pandehuri N.M., me 6 korrik 2002, në banesën e tij në Ferizaj, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm, lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi pistoletën e tipit “Sigsauer”, pa numër serik, ngjyrë të zezë, një karikator me 7 fishekë, të kalibrit 7.65 mm, në atë mënyrë që gjatë kontrollit të banesës së tij nga ana e policisë e njëjta i gjendet dhe sekuestrohet. Andaj, të pandehurin: N.B., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vite, si dhe dënim me gjobë në shumë prej dymijë e gjashtëqind (2.600) €, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim”.

“Të pandehurin T.B., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) €, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim”.

“Të pandehurin K.B., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej njëmijë (1.000) €, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim”.

Këto dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të pandehurit N.B., T.B., K.B., akuzohen për shkak të veprave penale të lartshënuara. Të akuzuarve: N.B., T.B., K.B., i është ndërprerë masa e paraburgimit, për shkak se kanë pushuar arsyet për të cilat ka qenë e caktuar kjo masë.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori