LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të vdekur pas përmbysjes së një “anije emigrantësh” që po tentonte të kalonte nga Franca në Britani të Madhe

Gjashtë të vdekur pas përmbysjes së një “anije emigrantësh” që po tentonte të kalonte nga Franca në Britani të Madhe

Gjashtë persona kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë që po shkonte për në Britani u mbyt në Kanalin Anglez, thanë zyrtarët detarë francezë, ndërsa kërkimet vazhduan për të gjetur të zhdukurit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zëdhënës nga autoriteti bregdetar francez Premar tha të shtunën se pesë deri në 10 pasagjerë ishin ende të zhdukur, ndërsa 55 ishin shpëtuar.


Katër anije franceze dhe një helikopter plus dy anije britanike u përfshinë në një përpjekje shpëtimi pranë Sangatte në Francën veriore, thanë autoritetet, duke shtuar se disa të mbijetuar u shpëtuan nga anijet britanike.

Kryebashkiaku lokal Franck Dhersin tregoi se një operacion i gjerë shpëtimi u nis rreth orës 6 të mëngjesit ndërsa dhjetëra varka me emigrantë u përpoqën të kalonin në të njëjtën kohë.

Ndërkohë autoritetet konfirmuan se kishte të paktën gjashtë të vdekur dhe tha se operacionet e kërkim-shpëtimit ishin në vazhdim.

Më shumë se 100,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla nga Franca në Anglinë juglindore që kur Britania filloi të regjistronte publikisht mbërritjet në vitin 2018, zbuluan shifrat zyrtare të premten.

Trafikantët e qenieve njerëzore zakonisht mbingarkojnë gomonet, duke i lënë ato në rrezik për t’u goditur nga dallgët ndërsa përpiqen të arrijnë në brigjet britanike. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori