LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë të vdekur në protestat kundër ligjit të shtetësisë në Indi

Gjashtë të vdekur në protestat kundër ligjit të shtetësisë në Indi

Tensionet mbesin të larta në të gjithë Indinë, pasi disa mbetën të vrarë në protestat e Assam kundër ligjit të qytetarisë “anti-muslimane”.

Policia indiane ka gjuajtur me gaz lotsjellës dhe ka përdorur shkopinj për të shpërndarë mijëra demonstrues, përfshirë studentë, në New Delhi ndërsa protestat kundër një ligji të ri të shtetësisë vazhduan për ditën e pastë me radhë në të gjithë vendin, transmeton Telegrafi.

Numri i vdekjeve nga protestat e dhunshme kundër ligjit në Indi u rrit në gjashtë të dielën.

Një dëshmitar i agjencisë së lajmeve Reuters tha se policia iu drejtua me shkopinj dhe duke gjuajtur gaz lotsjellës ndaj protestuesve për t’i shpërndarë ata në jug të Delhit.

Rruga gjysmë kilometër në të cilën ishin mbledhur protestuesit ishte e mbushur me gurë, copa të thyer të tullave dhe motoçikleta të përmbysura.

“Rreth 4000 njerëz ishin duke protestuar dhe policia bëri atë që duhet bërë për t’i shpërndarë demonstruesit kur turma digjte një autobusë”, tha Chinmoy Biswal, një oficer i lartë policie në zonë.

“Nëse do të kishte qenë një turmë paqësore, do të shpërndahej paqësisht”, tha ai.

Policia më vonë në mbrëmje hyri në kampusin e afërt të Universitetit Jamia Milia Islamia, ku shumë protestues besohej se kishin ikur, dhe gjuajti gaz lotsjellës në kampus dhe largoi disa studentë jashtë, ndërsa ndaloi disa të tjerë.

Një zyrtar në spital i tha Al Jazeera në kushte anonimiteti se të paktën 60 studentë u sollën në spital me lëndime.

Mediat lokale raportuan se policia përdori gjithashtu gaz lotsjellës në Universitetin Mysliman Aligarh (AMU), institucioni më i madh i pakicave në Indi, i cili është rreth 130 kilometra larg nga kryeqyteti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori