LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë romancat e famshme të Rihannas

Këngëtarja e popullarizuar nga Barbados, Rihanna, në janar të këtij viti u raportua se është ndarë nga i dashuri i saj, Hassan Jammel.

Ajo dhe miliarderi saudit kishin një marrëdhënie shumë të mirë, përkundër se Riri e ka mbajtur romancën e tyre larg vëmendjes së publikut.


Sidoqoftë, ajo ka pasur histori të ndryshme takimesh, me partnerë të profilit të lartë si Drake dhe Chris Brown.

Rihanna (Foto: Getty Images/Guliver)

Por, me kë ishte e lidhur më parë? Ja çfarë dihet…

Chris Brown – 2009

Rihanna dhe Drake (Foto: Getty Images/Guliver)

Ndoshta kjo është marrëdhënia më publike e saj deri më sot, Rihanna u takua me krijuesin e hitit “Freaky Friday” nga 2007-2009.

Ata u ndanë pas një incidenti në të cilin artistja u sulmua fizikisht nga babai i dy fëmijëve.

Të njëjtit ndanë rrugët derisa u pajtuan në 2013 për disa muaj.

Chris ka ndarë dashurinë dhe mbështetjen për ish-in e tij gjatë viteve, duke lënë ‘emoji’ të ndryshme me zemra në fotot e saj në Instagram.

Drake – 2009

Drake dhe Rihanna (Foto: Getty Images/Guliver)

Riri dhe Drake raportohet se kanë pasur një lidhje mes viteve 2009-2016 dhe kanë publikuar disa këngë së bashku përfshirë këtu, “Work”, “What’s My Name” dhe “Take Care”.

Sidoqoftë, gjërat ndryshuan mes çiftit dhe Rihanna i tha revistës Vogue në vitin 2018 se ata nuk ishin më miq.

“Ne nuk kemi një miqësi tani, por as ne nuk jemi armiq. Është ajo që është”, tha ajo.

Duket se të njëjtit rregulluan gjërat pasi këngëtarja e “Man Down” mori pjesë në festën e tij të ditëlindjes së 33-të në tetor 2019.

Matt Kemp – 2010

Matt Kemp dhe Rihanna (Foto: Getty Images/Guliver)

Ajo ka filluar të takohet me yllin e bejsbollit përgjatë janarit të vitit 2010, që pas ndarjes nga Chris Brown.

Matt, i cili luan për ‘Miami Marlins’, i përfundoi gjërat me yllin e ‘Savage X Fenty’ sepse orari i saj i komplikuar me sa duket u bë ‘shumë’ për të.

“Ai thjesht nuk mund të vazhdojë të ndjekë atë gjatë udhëtimit. Matt është i sëmurë duke e ndjekur atë përreth botës si një qenush. Ai dëshiron diçka më normale”, ka thënë një burim për US Weekly.

ASAP Rocky – 2013

ASAP Rocky dhe Rihanna (Foto: Getty Images/Guliver)

31-vjeçarja ka qenë mike e ngushtë e ASAP qe kur ata bashkëpunuan në këngën “Fashion Killa” në vitin 2013.

Gjatë viteve, ata kanë qenë të lidhur shumë herë, por gjithmonë i kanë mohuar thashethemet.

Ata morën pjesë në “British Fashion Awards” së bashku në dhjetor 2019, menjëherë pasi ajo u pa duke e mbështetur atë në një koncert të tij në Suedi.

Riri së fundmi u pa me reperin në koncertin vjetor të “YAMS Day” pas ndarjes së saj nga Hassan, por nuk vjen si befasi meqë ata janë fotografuar shumë herë gjatë vitit të kaluar – si miq të mirë , sigurisht.

Travis Scott – 2015

Rihanna dhe Traviss Scott (Foto: Twitter)

Travis dhe Rihanna patën një romancë të shkurtër në 2015, e cila mori fund pasi thuhet se u bë ‘shumë’ për krijuesen e hitit “Four Five Seconds”.

Ata u panë së pari duke u shoqëruar në ‘Javën e Modës’ në New York në 2015.

Sidoqoftë, pak kohë mbaroi pasi u raportua se reperi, i cili ka një fëmijë me Kylie Jenner, u bë shumë ‘i bezdisshëm’.

Hassan Jameel – 2017-2020

Rihanna dhe Hassan Jameel (Foto: Yahoo News UK)

Mogulja e bukurisë u takua me Hassan për tre vjet radhazi, para se të ndahen përfundimisht në janar të vitit 2020.

Dyshja kishin një marrëdhënie tejet private, duke bërë shumë pak paraqitje publike së bashku gjatë viteve.

Sidoqoftë, ndarja erdhi si një surprizë për fansat pasi ajo konfirmoi në tetor 2019 se ishte ‘natyrisht’ e dashuruar me partnerin e saj.

“Po, unë jam duke u takuar. Unë në të vërtetë jam në një lidhje për një kohë të gjatë dhe po shkon me të vërtetë mirë, kështu që jam e lumtur”, ka thënë Rihanna për një intervistë me Vogue. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori