LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë persona të therur me thikë në Boston

Gjashtë persona të therur me thikë në Boston

Gjashtë persona janë therur me thikë në afërsi të Kolegjit “Emerson” në Boston.

Kolegji është evakuuar, kurse Policia thotë se njëri nga dy të dyshuarit për kryerje të sulmit është kapur.


Një nga gjashtë personat e therur thuhet se është në gjendje të rëndë. Viktima është dërguar në kirurgji, shkruan Boston Globe.

Sulmi ka ndodhur në orën 02 pas mesnate. Autoritetet thonë se disa janë therur me thikë e disa edhe me shishe. /Telegrafi/