LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë persona lëndohen në një aksident trafiku në Viti

Gjashtë persona lëndohen në një aksident trafiku në Viti
Ilustrim

Gjashtë persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur ditën e shtunë në Viti.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave, transmeton Telegrafi.


“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar njëri nga drejtuesit dhe  gjashtë pasagjerë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar për shtëpi”, njofton Policia. /Telegrafi/