Gjenerata e tetë e modelit të popullarizuar të Volkswagen Golf ka një sërë risish.
Kujtojmë që Volkswagen ka prezantuar gjeneratën e tetë të Golfit, e më poshtë ju listojmë disa prej tyre me të cilat blerësit potencial do të ndahen të kënaqur, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për gjashtë risitë që padyshim do t’i gëzojnë shoferët e shumtë të këtij modeli të kërkuar, në veçanti në Evropë dhe që gjatë historisë së tij ka shitur mbi 35 milionë njësi në mbarë botën.
Do të mund të vazhdojmë të argëtohemi
Ndoshta gjëja më e mirë në gjeneratën e tetë të Golfit është që do ta përcjellin modelet GTI dhe R. Versioni i rregullt i gjeneratës së mëparshme nuk ka qenë edhe aq shumë i lehtë për vozitje, kështu teknologjia e përdorur në gjeneratën e tetë të Golfit, pa dyshim që ngasjen e GTI dhe R do ta bëjë më argëtues.
Teknologjia
Golfi i ri me një fjalë do t’i zhyt shoferët në botën e digjitalizuar me ekranet e ndjeshëm në prekje, përmes të cilit kontrollohet gjithçka në këtë veturë si përbrenda ashtu dhe nga jashtë.
Të gjitha dritat janë LED
Farat janë të rëndësishëm për një vozitje të sigurtë, ndërsa në rastin e Golfit të ri të gjithë farat do të përdorin dritat LED. Sigurisht se nuk është garanci për siguri, por natyrisht se do të ndihmojë gjatë ngasjes në kushte ekstreme.
Funksionet e avancuara që ndihmojnë shoferin
Në mesin e funksioneve të reja aty është edhe teknologjia e komunikimit mes veturës – në këtë rast Golfit të ri me veturat e tjera dhe infrastrukturën si dhe Travel Assist – asistenti gjysmë-autonom gjatë vozitjes që rrit shpejtësinë, frenon dhe kontrollon shpejtësinë në detaje deri në 210 kilometra në orë.
Megjithatë, shoferët duhet ta mbajnë njërën dorë në timon, por në Volkswagen pretendojnë se sensorët tani mundësojnë vozitje pa problem kur as edhe njëra dorë nuk është në timon.
Telefoni si çelës
Opsionet e reja të lidhjes i mundësojnë pronarit të veturës ta hapin Golfin përmes telefonit të mençur, që funksionon në këtë rast si çelës.
Është më aerodinamik
Edhe pse dizajni i Golfit të ri nuk ka pësuar ndryshime radikale në raport me gjeneratën e shtatë, përparësitë aerodinamike pa dyshim se e bëjnë të duket më i freskët dhe komod gjatë vozitjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetura e zgjuar nuk di të vet-parkohet
Ky është kamioni i vitit
A e dinit këtë rregull kur blini goma të reja?
Toyota do të kalojë në vetura elektrike deri më 2025
Sistemet e asistencës në drejtimin e automjetit: Pse shoferët përdorin gjithnjë e më shumë celularët?!
Kanadaja do të vendosë tarifa 100% për automjetet elektrike të prodhimit kinez
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit