Gjashtë ndryshime në fytyrë që tregojnë për sëmundjen e mëlçisë yndyrore

Edhe pse simptomat e sëmundjes së mëlçisë yndyrore janë më të vështira për t’u dalluar, disa ndryshime në fytyrë mund ta tregojnë këtë problem serioz shëndetësor. Domethënë, ndryshimet e fytyrës, si ënjtja, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës dhe kruarja, janë vetëm disa nga shenjat që tregojnë se keni mëlçi të yndyrshme.
E ashtuquajtura sëmundja e mëlçisë yndyrore është një nga sëmundjet kronike më të zakonshme dhe simptomat e saj janë kryesisht delikate. Sëmundja e mëlçisë yndyrore mund të shkaktojë inflamacion dhe në disa raste dëmtim të qelizave të shëndetshme.
Mëlçia luan një rol shumë të rëndësishëm në trupin tuaj, sepse kryen më shumë se 5.000 funksione. Disa nga më të rëndësishmet janë sigurisht zbërthimi i substancave të dëmshme, rregullimi i sheqerit në gjak, parandalimi i gjakderdhjes së tepërt e të tjera. Prandaj, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje edhe ndryshimeve më të vogla në fytyrë – shkruan Healthline.
Ënjtja
Sëmundja e avancuar e mëlçisë mund të ndikojë në aftësinë e mëlçisë për të prodhuar proteina, të cilat mund të ndikojnë në rrjedhën e gjakut dhe të reduktojnë lëngjet e trupit. Si rezultat, mund të vëreni se fytyra juaj duket e fryrë.
Njolla të errëta të lëkurës në qafën tuaj
Sëmundja e mëlçisë yndyrore mund të kontribuojë në rritjen e rezistencës ndaj insulinës, kështu që akumulimi i insulinës në trupin tuaj do të shkaktojë një gjendje të njollave të errëta, të cilat më së shpeshti shfaqen në qafë, por mund të shihen edhe nën sqetull.
Rozacea
Rozacea është një gjendje e lëkurës që shkakton skuqje të rëndë në fytyrën tuaj. Përveç kësaj, mund t’ju shfaqen disa enë të vogla të kuqe të gjakut ose gunga të bardha në fytyrën tuaj kur keni këtë gjendje të lëkurës. Megjithatë, kjo sëmundje mund të jetë pasojë e sëmundjeve të tjera.
Skuqje rreth gojës
Një mëlçi e yndyrshme mund të bëjë që trupi juaj të mos thithë mjaftueshëm lëndë ushqyese, më së shpeshti minerale, si zinku. Mungesa e zinkut mund të shkaktojë dermatit, i cili fillimisht shfaqet si irritim i lëkurës rreth gojës.
Kruarje
Një gjendje e mëlçisë yndyrore mund të çojë në kruajtje të lëkurës, duke përfshirë fytyrën. Kruajtja shkaktohet kryesisht nga kripërat e tepërta biliare në trupin tuaj. Kruajtja zakonisht nuk sjell lehtësim dhe mund ta përkeqësojë acarimin.
Verdhëza
Nëse sëmundja e mëlçisë yndyrore është e avancuar, mund të çojë në verdhëz, e cila bën që lëkura dhe e bardha e syve tuaj të kenë ngjyrë të verdhë. Simptomat e verdhëzës zakonisht shfaqen në sy dhe fytyrë përpara se të përhapen në pjesën tjetër të trupit. Është një gjendje kur ka një tepricë të bilirubinës, një pigment që është nënprodukt i prishjes së qelizave të kuqe të gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shenjat që tregojnë se do të keni një sulm paniku

Diseksioni i Aortës – çfarë është dhe si parandalohet?

Një truk i thjeshtë me limon mund të ndihmojë gjatë sulmeve të panikut

A mund të shkaktojë COVID-i humbje të dëgjimit? Çfarë thonë ekspertët

Klinika Zhan Mitrev tregon se cilat janë ushtrimet e duhura për një shëndet më të mirë

Çfarë e shkakton shfaqjen e njollave të bardha në thonj

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Kjo tokë afër aeroportit me sipërfaqe 34 ARI është vënë në shitje – mundësia perfekte për zhvillimin e biznesit tuaj ID-231

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

UEFA gjobit Shqipërinë me 44 mijë euro për ekseset në ndeshjen ndaj Polonisë, i jep edhe pesë paralajmërime

Arsenalit iu desh të ndryshonte emrin e stadiumit në Ligën e Kampionëve, arsyja është shumë interesante

Analisti serb mbron Kurtin: Lajçaku ka bërë shumë gabime

"Çfarë po bën ai në ekipin tonë", tifozët shpërthejnë me komente pas një gabimi trashanik nga Barcelona

Përplasja Rama-Rusi, ambasadori Ferit Hoxha: Pa përfunduar dialogu, vështirë se Kosova do të jetë e barabartë në OKB

Publikohet traileri për dokumentarin e Beckham, nëna e tij shqetësohej se do të humbte gjithçka për shkak të Victorias