LAJMI I FUNDIT:

Mëlçia e sëmurë dhe shenjat që mund shfaqen edhe në lëkurë

Mëlçia e sëmurë dhe shenjat që mund shfaqen edhe në lëkurë
(Foto: Eat This, Not That)

Mëlçia është një organ kyç për tretjen e ushqimit dhe çlirimin e trupit nga substancat toksike dhe shumë gjëra mund të tregojnë probleme me këtë organ.

Sipas klinikës Mayo, sëmundjet e mëlçisë mund të jenë të trashëguara, por edhe të shkaktuara nga faktorë të ndryshëm që dëmtojnë mëlçinë, si viruset, konsumimi i alkoolit apo obeziteti.

Gjatë një periudhe kohe, sëmundjet që dëmtojnë mëlçinë dhe nuk trajtohen, mund të çojnë në ngecjen e këtij organi, një gjendje kërcënuese për jetën.


Pikërisht për këtë, paralajmërojnë mjekët, është e nevojshme të njihen në kohë simptomat që tregojnë për një mëlçi të sëmurë dhe disa prej tyre shfaqen edhe në lëkurë, transmeton KP.


Treguesit e problemeve janë si më poshtë:

– verdhëza

– kruajtje e lëkurës

– skuqje

– tendencë për të marrë mavijosje

– deformim i thonjve

– pika të kuqe me majë nga të cilat përhapen enët e gjakut që duken si rrjetë merimange


Secila prej këtyre simptomave tregon se është e nevojshme të kërkoni ndihmë profesionale sepse, megjithëse jo gjithmonë kështu, këto dukuri shpesh tregojnë sëmundje të mëlçisë.

Për shembull, verdhëza shpesh mund të jetë shenjë e hepatitit ose cirrozës, kruajtja e lëkurës shpesh tregon kolestazë – një çrregullim i pjesshëm ose i plotë i rrjedhjes së tëmthit, ndërsa deformimi i thonjve më së shumti tregon sëmundje kronike të mëlçisë.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Plaga e hapur në lukth: Të gjitha simptomat e të thatit dhe si t’i zbusim vështirësitë e pakëndshme!

Shëndetësi
Kalo në kategori