Juventusi po mendon që t’i largojë disa lojtarë në afatin kalimtar të janarit.

Zonja e Vjetër ka mbetur i zhgënjyer nga disa lojtarë, sidomos nga ata që i transferojë me parametra zero.

Në afatin kalimtar të janarit, torinezët pritet t’i largojnë disa prej tyre, derisa Mario Mandzukic tashmë e ka lënë klubin.

Mario Mandzukic

Emre Can pritet të përshëndetet me kampionin e Serie A-s, e që Paris Saint-Germian i do shërbimet e tij, ndërsa Juventusi do t’i marrë shërbimet e Leandro Paredes në këmbim.

Merih Demiral dhe Daniel Rugani janë po ashtu në listën  e largimeve, por me gjasë vetëm njëri do të largohet shkaku që Giorgio Chiellini është i larguar.

Mattia Perin pritet të largohet nga Juventusi në janar Mattia Perin pritet të largohet nga Juventusi në janar

Adrien Rabiot është një tjetër lojtar që nuk pëlqehet më te skuadra italiane e që atij mund t’i bashkohet edhe Marko Pjaca.

Mattia Perin që dështoi të largohej në verën e këtij viti nga Allianz Stadium, duket se në këtë dimër do të rikthehet te skuadra edhe ku kishte shkëlqyer, Genoa. /Telegrafi/