Që kur morën drejtimin e Manchester United, Familja Glazers ka tentuar të transferojë disa lojtarë ndër vite.

Djajtë e Kuq e morën klubin nën pronësi nga viti 2005, duke shijuar disa suksese, mirëpo në këto sezonet e fundit janë të dëshpëruar.

Familja Glazers tentoi që ndër vite t’i merrte në Old Trafford disa nga lojtarët që ishin më në formë, mirëpo u refuzuan.

Sergio Aguero në vitin 2011, Wesley Sneijder në 2010, Eden Hazard në 2012, Mesut Ozil në vitin 2010 dhe David Villa në 2010, ishin shënjestrat e tyre kryesore.

Ndër vite ka pasur edhe lojtarë të tjerë që janë kërkuar nga United, mirëpo jo sikurse kjo pesëshe.

Familja Glazers kshte bërë çmos që t’i transferonte, mirëpo nuk ia kishin dalë asnjëherë. /Telegrafi/