LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë lojtarë që Antonio Conte mund t’i transferojë te Tottenhami

Gjashtë lojtarë që Antonio Conte mund t’i transferojë te Tottenhami

Vetëm pak muaj më parë, Antonio Conte hodhi poshtë mundësinë për t’u bërë trajneri i ri i Tottenham Hotspur.

Në pamundësi për të bindur ish-trajnerin e Interit për të bërë lëvizjen në veri të Londrës në atë kohë, Spurs emëruan Nuno Espirito Santo si trajnerin e tyre kryesor.


Kjo marrëdhënie e pafat ka kaluar vetëm katër muaj pasi portugezi u shkarkua nga Tottenhami të hënën në mëngjes.

Zyrtare: Conte prezantohet te Tottenhami
Lexo po ashtu Zyrtare: Conte prezantohet te Tottenhami

Conte tashmë ka zëvendësuar atë te Spurs, por 52-vjeçari italian pa dyshim do të ketë kërkuar disa garanci serioze se ai do të lejohet të forcojë skuadrën e Tottenhamit në janar përpara se të pranonte ofertën.

Sipas asaj që raporton SportsMediaset, emri i parë në listën e dëshirave të Contes është sulmuesi i Fiorentinës, Dusan Vlahovic. 21-vjeçari ka qenë në formë të mirë në këtë edicion  – duke u bërë një nga tre lojtarët e vetëm deri më tani në 2021 që ka shënuar 25 gola në ligë.

Si mund të luajë Tottenhami me Antonio Conten si strategun e tyre të ri
Lexo po ashtu Si mund të luajë Tottenhami me Antonio Conten si strategun e tyre të ri

Bazuar në numrat e tij, Vlahovic mund të jetë një pasardhës ideal i Harry Kane, i cili besohet se do të largohet në fund të edicionit nga Spurs.

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic është një tjetër lojtar që thuhet se është në radarin e Contes. Kroatit i skadon kontrata në Giuseppe Meazza vitin e ardhshëm – dhe një ribashkim me ish-trajnerin e tij mund të jetë e mundur. Një shkëmbim i drejtpërdrejtë me Tanguy Ndombele të Spurs është një mënyrë e mundshme që një marrëveshje mund të ndodhë këtë vit.

Conte te Spurs: Sa do të fitojë italiani krahasuar me Kloppin, Guardiolan dhe Tuchelin
Lexo po ashtu Conte te Spurs: Sa do të fitojë italiani krahasuar me Kloppin, Guardiolan dhe Tuchelin

Një tjetër mesfushor me bazë në Milano, për të cilin Conte mendohet se ka interes është  Franck Kessie. Lojtari aktualisht luan për Milanin, por ka admirues nëpër Evropë. Tottenhami u takua me përfaqësuesit e Kessie në fillim të këtij viti për një transferim – dhe sigurimi i Conte si trajner mund të jetë ajo që u duhet atyre për të transferuar 24-vjeçarin.

Nuk është sekret që Conte pëlqen të luajë me mbrojtësit e krahut, duke e bërë Manuel Lazzarin të Lazios një objektiv befasues. I rehatshëm kudo në krahun e djathtë, italiani 27-vjeçar padyshim se pëlqehet shumë nga strategu.

Conte mund të ‘peshkojë’ më shumë te ish-klubi i tij, Interi duke tentuar të transferojë  Stefan de Vrij  dhe Alessandro Bastonin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori