LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë arsyet që nxitën dyshime se Joshua mund të humbte ndaj Ruizit

Gjashtë arsyet që nxitën dyshime se Joshua mund të humbte ndaj Ruizit
Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Anthony Joshua kishte pritur që debutimi i tij në SHBA do të ishte me fitore, por ndodhi e kundërta, pasi humbi ndaj Andy Ruiz Jr. në Madison Square Garden.

Boksieri anglez që ishte deri më tani i pamposhtur, pasi kishte në total 22 fitore, ku 21 prej tyre përfunduar me nokaut, ka humbur titujt e botës. Kampioni i unifikuar vuri titujt e tij IBF, WBA dhe WBO, në sfidën përballë meksikano-amerikanit, i cili u përfshi në këtë duel si zëvendësues, pasi Jarrell Miller doli pozitiv në testet anti-doping dhe u suspendua.


Deklarata e Ruiz pas triumfit: Rrëzimi më bëri më të fortë, pasi duhej t'ia ktheja
Lexo po ashtu Deklarata e Ruiz pas triumfit: Rrëzimi më bëri më të fortë, pasi duhej t'ia ktheja

Por, janë gjashtë arsye se përse dyshohej që Anthony Joshua mund të humbte ndaj Andy Ruizit:

Sjellja e tij në këndin e ringut

Pas raundit të dytë, Joshua e kishte pyetur trajnerin e tij, Rob McCracken, se “përse ndihem kështu?”. Në rrjetet sociale po ashtu është mësuar se boksieri anglez e kishte pyetur edhe një herë trajnerin e tij në raundin e pestë “Çfarë do të bëjë ai në raundin tjetër?”, ndërsa ai ia kishte kthyer se Ruiz do të tentojë t’i afrohet më shumë. Më pas Joshua ndaloi me pyetjet shqetësuese.

Festa e Andy Ruiz Jr pas TKO të Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Taktikat e trajnerit McCracken

Trajneri i Anthony Joshua nuk ia kishte idenë se çfarë po ndodhte në raundin e katërt. Në raundin e pestë ata e filluan të ndryshonin strategjinë, por Ruiz kishte filluar ta merrte meçin në dorën e tij. McCracken i kishte thënë Joshuas që ta mbante atë sa më larg dhe t’i përdorte goditje një-dy, por ishte e kotë, pasi kundërshtari i tij po futej edhe më shumë në thellësi.

Joshua: Më mposhti një boksier i mirë
Lexo po ashtu Joshua: Më mposhti një boksier i mirë

Ecja deri në ring

Shtyrja e kohës për në ring, nuk është asgjë e re në boks. Joshua e praktikon shumë shpesh këtë gjë, mirëpo kjo nuk i ndikoi Andy Ruizit. Meksikano-amerikani ishte në pritje të boksierit anglez që të futej në ring për disa minuta, por në fund doli i nokautuar.

Anthony Joshua pas hyrjes në ring (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Shenjat në fytyrën e Joshuas

Joshua nuk e kishte mbrojtur fytyrën e tij në përgatitjet për meçin, ndërsa kishte thënë se shenjat në fytyrë i kishte për shkak të gjendjes fiziologjike dhe sesionit të stërvitjeve. Por, analistët kanë bërë të ditur se ai nuk ishte stërvitur në ambient të hapur, duke qëndruar jashtë mase në ambiente të mbyllura.

Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Reagimi acarues nga babai i Joshuas

Babai i Anthony Joshuas e kishte kritikuar Eddie Hearnin, promoterin e boksierit, se do të duhej t’i gjente një kundërshtar tjetër dhe jo Ruizin, në mënyrë që të planifikonte përballjen tjetër me Deontay Wilderin, që është ende e pakonfirmuar.

Këtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan dhe ia rrëmben titujt
Lexo po ashtu Këtë askush nuk e kishte pritur! Ruiz e rrëzon katër herë Joshuan dhe ia rrëmben titujt

Mallkimi i Drake

‘Mallkimi’ i reperit amerikan ka dy vite që është prezent. Që nga lojtarët e futbollit, ata të basketbollit e deri te Joshua, mallkimi i Drake ka arritur të tregojë ‘sukses’. Joshua kishte bërë me dije se ai do t’i ndalojë takimet me Drake për shkak të ‘mallkimit, por mbrëmë në raundin e shtatë ai u rrëzua dy herë (dy herë të tjera ishte rrëzuar në raundin e tretë, duke ‘vërtetuar’ se mallkimi kishte efekt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori