LAJMI I FUNDIT:

Gjakovë, të dëmtuarit tregojnë se si e kuptuan që po planifikohej vrasja e tyre për 320 mijë euro

Gjakovë, të dëmtuarit tregojnë se si e kuptuan që po planifikohej vrasja e tyre për 320 mijë euro

Të dëmtuarit Brahim Shala dhe Gjelbrim Gjoshi, të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kanë treguar se si kishin kuptuar se po planifikohej vrasja e tyre, në rastin ku Manojl Gjidoda po akuzohet ta ketë shtytë një person në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë e mbetur në tentativë.

Prokuroria pretendon se Gjidoda kishte shtytë një person që të kryejë vrasje të trefishtë, duke i premtuar të holla në shumën e përgjithshme prej 320 mijë euro.


Fillimisht, pas dhënies së fjalëve hyrëse, në cilësi të dëshmitarit është dëgjuar i dëmtuari Brahim Shala, i cili duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Dëshirë Jusaj, tha se të akuzuarin e njeh dhe se kanë pasur raporte të mira me të deri para këtij rasti, pasi që edhe mbesa e tij është e martuar për djalë të vëllait të tij.

I pyetur se çfarë mund të thotë në lidhje me një incizim që ka bërë Lekë Marku, ku përmendet ai, Gjelbrim Gjoshi dhe Qëndrimi rreth vrasjes, i dëmtuari tha se është befasuar.

“Kur e kam dëgjuar incizimin jam befasuar dhe pasi e kam dëgjuar disa herë, e kam kuptuar se çfarë fjalë ofenduese ka folë i njëjti, ka folur me mllef dhe organizim për vrasje. Në ato momente më e rëndë mu ka dok sharja e nënës, pa i bërë kurrgjë, se sa vetë përpjekjet për vrasje, i njëjti po ashtu i ka caktuar edhe datat kur mos me qenë gjallë për mua”, tha i dëmtuari Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Si ju ka thënë Leka juve, a do i kryente ai vrasjet apo do të gjente personat tjerë”, ishte pyetja e prokurores Jusaj, për të cilën dëshmitari tha se Leka kur është takuar me të, i ka thënë se vetëm ia ka dhënë disa informacione Gjelbrim Gjoshit dhe se me të diçka tjetër nuk ka folur.

Kurse, i pyetur se pse nuk e kanë lajmëruar Policinë menjëherë pas këtij incizimi, i dëmtuari tha se kanë lënë që ta vërtetojnë saktë se a është tentim serioz apo vetëm fjalë.

I dëmtuari tregoi edhe për konfliktet që kanë pasur me familjen e Gëzim Krasniqit dhe familjen e Valon dhe Ali Islamajt, dhe se të dyjat kanë përfunduar me vrasje.

Ai tregoi se si Nikollë Nrejaj, të cilin e njeh nga konflikti që e kishin pasur me Valon dhe Ali Islamajn, e ka informuar atë se janë ofruar 200 mijë euro nga Gëzim Krasniqi, për ta vrarë atë.

Mirëpo, tha se këtë rast nuk e ka paraqitur në Polici, dhe se në takimin që kishte pasur me Nrejajn nuk ishte përmendur emri i Gjidodës.

Më pas, në cilësi të dëshmitarit është dëgjuar edhe i dëmtuari tjetër, Gjelbrim Gjoshi, i cili tha se Lekë Marku i kishte thënë atij se planifikojnë ta vrasin.

“Leka më tha ruju se janë ka dojnë me të vra. Janë ka jepin pare me t’vra”, tha i dëmtuari Gjoshi, duke shtuar se i njëjti i kishte treguar se i akuzuari i Gjidoda i kishte ofruar paratë.

Sidoqoftë, i dëmtuari tha se ky plan për vrasje ka ndodhur për shkak se me familjen Islami dhe familjen Krasniqi, janë në hasmëri.

I pyetur se a i ka treguar Lekë Marku se ku po i merr paratë Manjoli, ai tha se jo, por se e ka bërë incizimin dhe ia ka sjellë.

Ai shtoi se rastin nuk e ka paraqitur menjëherë në Polici pasi që ka qenë i interesuar ta dijë se kush po i jep paratë.

“Manoli ka qenë me i marrë paratë, Leka me i gjetë njerëzit dhe me kry punë”, tha i dëmtuari.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Ilir Rashkaj, ka caktuar 28 shtatorin 2022 për mbajtjen e seancës së radhës, ku pritet të dëgjohen dëshmitarë të tjerë.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se Manojl Gjidoda, nga fundi i muajit janar dhe fillimi i muajit shkurt i vitit 2020, me dashje shtytë personin tjetër dhe atë Lekë Markun, që të kryejë vrasje të trefishtë, duke i premtuar të holla në shuma të larta për kryerjen e këtyre vrasjeve.

Sipas aktakuzës, i akuzuari fillimisht e thërret kinse për të biseduar rreth shitblerjes së një banese në Gjakovë, më pas takohet në lokalin “Scorpion”, ndërsa të nesërmen në parkingun e restorantit “Metropol” në Gjakovë, me veturë të Lekës shkojnë tek Liqeni i Radoniqit dhe aty bisedohet për kryerjen e tri vrasjeve, dhe atë për vrasjen e Brahim Shalës do të jepet shuma prej 20 mijë euro, për vrasjen e Gjelbrin Gjoshit shuma prej 200 mijë euro, dhe për vrasjen e djalit të Brahimit që gjendet në vuajtje të dënimit Qëndrimit shumën prej 100 mijë euro.

Tutje sipas aktakuzës, duke i thënë bindshëm i akuzuari Lekës se “Unë t’i bi paret ty, në atë minutë që ja shohim syretin në bander, unë t’i bi senet në Kosovë, ty s’do të njeh askush sa të jetë toka me gjinë, kurrë, njeriu që ka mu njoftë kam me kanë unë, se kam me i pru paret, askush s’ka me ditë kush shka u ba, pse çka u ba, paret do të vijnë dy herësh në dorë, si t’i knohet talkni ktij, këtu e marrin vesh se e kena kry, dillen të thirri unë ty dhe të thom deri me 10 maj me kanë i krym, me 15, 17 maj qat 20,000 ta bi edhe kur të tjerat janë të kryme”, pastaj pas disa ditësh Lekë Markaj shkon tek restoranti “Potok”, ku kishte lënë takim me Gjelbrim Gjoshin, të cilin e njofon në tërësi për personin i cili ishte duke e shtytë për të kryer vrasjen me pagesë ndaj tij dhe dy të tjerëve.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Shtytje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të mbetur në tentativë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.8 lidhur me nenin 32 dhe 28 të Kodit Penal.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori